Konvertimi i Lejes së Drejtimit Shqiptare në Leje Drejtimi të Huaj Mbajtësit e Lejeve të Drejtimit shqiptare, të cilët kanë marrë lejen e qëndrimit në vendet me të cilat janë lidhur marrëveshje konvertimi si Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi, Itali, Gjermani, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kroaci mund të pajisen me Leje Drejtimi të së njëjtës kategori në keto shtete, për të cilën është e vlefshme Leja e tyre e Drejtimit. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Transportit në shtetin ku jetojnë, duke prezantuar fillimisht Lejen e Drejtimit shqiptare si dhe rezidencën përkatëse në vendet e lartpërmendura dhe të kërkojnë konvertim të Lejes së Drejtimit shqiptare në Leje Drejtimi të atij shteti. Nëse nga ana e autoriteteve të huaja do të kërkohet vërtetim mbi disa elementë të Lejes së Drejtimit, marrëveshjet e konvertimit njohin mundësinë e komunikimit zyrtar me email ndërmjet Drejtorive përkatëse të dy vendeve. Konvertimi i Lejes së Drejtimit të huaj në Leje Drejtimi Shqiptare Mbajtësit e Lejeve të Drejtimit, të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve që kemi marrëveshje në fushën e konvertimit të Lejeve të Drejtimit, të cilët janë rezident në Republikën e Shqipërisë dhe zotërojnë nje Leje Drejtimi të vlefshme marrë në këto vende, mund ta konvertojnë në Leje Drejtimi shqiptare, me të njejtat kategori, (përjashtohen lejet e dretimit të përkohëshme). Dokumentat që nevojiten: Leja e drejtimit e huaj brenda afatit të vlefshmërisë, (fotokopjo e përkthyer e noterizuar). Pasaporta e përkthyer e noterizuar. Fotokopje e Lejes së qëndrimit (jo me pak se një vit) e noterizuar. Cerifikatë Mjekësore me fotografi, jo më të herëshme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për këtë aplikim. Republika e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjelltë dhe konvertimin e Lejeve të Drejtimit (të cilat janë në fuqi) me shtetet më poshtë: Italinë; Gjermaninë Maqedoninë e Veriut (me kohëzgjatje të papërcaktuar); Kroacinë Malin e Zi (me kohëzgjatje të papërcaktuar); Kosovën (me kohëzgjatje të papërcaktuar); Greqinë; Arabinë Saudite; Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet që janë palë e Konventës së Vienës, “Mbi qarkullimin rrugor”, kur janë të pajisur me Leje Drejtimi ndërkombëtare të vlefshme, të shoqëruar me Lejen e Drejtimit kombëtare të vlefshme. Për informacione më të detajuara mbi shtetet të cilat janë palë e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor” *Për informacione më të detajuara mbi dokumentet e nevojshme për drejtim mjeti, që duhet të shoqërojnë Lejen e Drejtimit kombëtare kur udhëtoni në shtete të huaja, të cilat nuk aderojnë në Konventën e Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor”, është i nevojshëm konsultimi me faqen zyrtare të shtetit që do të vizitoni, apo me përfaqësinë diplomatike të atij shteti të vendosur në Republikën e Shqipërisë. Kliko ketuhttps://www.dpshtrr.al/leje-drejtimi/konvertimi-i-lejes-se-drejtimit-leja-e-drejtimit-nderkombetare https://autoshkollekoraqi.com/
Testimi praktik
Prova e praktikës Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet në DRSHTRR pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet: Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme); “AUTORIZIM” i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit. Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes është 25 minuta; Koha e përmendur nuk përfshin kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik. Për leje drejtimi të kategorive “A1”, “A2”, “B1”, “B”, do të kryhen prova praktike sipas autorizimit përkatës “A1”, “A2”, “B1”, “B”) dhe lidhjes 4 të Udhëzimit të MIE-së nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”. Instruktori i praktikës duhet të jetë prezent në mjet gjatë ushtrimit të provave të praktikës, përveç mjeteve të kategorisë “AM”, “A1”, “A2” dhe “A”. Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.Kliko ketu Dokumentacioni dhe prova e praktikës për kategorinë B me kodin 96 është e njëjtë me kategorinë BE
TESTIMI TEORIK
Provimi i teorisë Provimi i teorisë është i informatizuar. Numri i pyetjeve – 40; Numri i gabimeve të lejuara – 4; Koha maksimale – 40 minuta. Kandidati që ka kryer programin e plotë të përgatitjes teorike për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, paraqitet pranë komisionit të testimit në DRSHTRR ku është e regjistruar autoshkolla me dokumentet: Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme); “LEJE”-n, që vërteton kryerjen e kursit të njohurive teorike; Dëshminë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose fotokopjen e saj të nënshkruar nga sektori përkatës i DRSHTRR-së, pasi verifikohet me orgjinalin. Kjo dëshmi kërkohet vetëm në rastet e pajisjes me leje drejtimi për herë të parë .Kliko ketu Shënim: Përjashtohen nga kryerja e kursit të trajnimit për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti rrugor të gjithë personat që kanë kryer studimet e larta në degët mjekësi apo infermieri. Në këto raste kërkohet fotokopje e diplomës e nënshkruar nga urdhri përkatës (urdhri i mjekut dhe urdhri i infermierit). Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara sipas nenit 306 të VKM-së nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, në provimin e teorisë, kanë të drejtë të marrin një interpretues të gjuhës së shenjave shqipe, të certifikuar nga autoriteti përkatës. Provimi i teorisë zhvillohet me aparat komunikimi audio për personat që kanë kufizime në leximin e gjuhës së shkruar.
Instruktor te rinj
DAP për Mësues Teorie dhe Instruktor Praktike DAP për Mësues Teorie Dëshmia e Mësuesit të Teorisë shërben për ata që japin mësimin e teorisë në Autoshkolla. Mësuesi i teorisë duhet të jetë i diplomuar inxhinier mekanik (profili mekanik). Dokumentacioni i nevojshëm: Dokument identifikimi; Fotokopje e noterizuar e diplomës; Fotografi (2 copë) me përmasa 4.2 cm × 3.5 cm. Provimi kryhet të premten e fundit të çdo muaji. Tarifat: Regjistrimi – 500 Lekë. Riprovimi – 600 Lekë. Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3,500 Lekë. **Për qytetarët e Tiranës: Regjistrimi për herë të parë për Dëshminë Mësues Teorie kryhet në Ish NShrak. Rinovimi i DAP-it për Mësues Teorie Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Mësuesit e Teorisë është pa afat, rinovimi bëhet për rastet kur ajo dëmtohet, humbet ose kur zotëruesi i saj ndryshon vendbanim. Dokumentacioni i nevojshëm për rinovim: Dokument identifikimi; Fotografi (2 copë) me përmasa 4.2 cm × 3.5 cm; Dëshmia e AftësisëProfesionale Mësues Teorie. **Për qytetarët e Tiranës: Aplikimi për rinovimin e dëshmisë për Mësues Teorie kryhet pranë ish Nshrak. DAP për Instruktor Praktike Dëshmia e Instruktorit të Praktikës shërben për ata që japin mësimin e praktikës në Autoshkolla. Instruktorët e Praktikës duhet: Të jenë me moshë mbi 30 vjeç dhe jo më shumë se 70 vjeç; Të kenë Dëftesë Pjekurie të arsimit të mesëm; Të kenë leje drejtimi të kategorisë për të cilën kërkon të testohet, të marrë prej 10 vitesh, ose leje drejtimi të vlefshme të një kategorie më të lartë. Kriteret për pajisjen me Dëshmi Aftësie Profesionale për Instruktor Praktike Dëshmi aftësie profesionale për instruktor praktike, DAP i lëshohet aplikantit që ka fituar provat teorike dhe praktike për instruktor praktike në autoshkolla Drejtuesi i mjetit që zotëron një dëshmi aftësie profesionale Mësues Teorie ose Instruktor praktike, DAP, përjashtohet nga detyrimi i provimit teorik për kategorinë e dëshmisë pasardhëse. Dëshmia e aftësisë profesionale për instruktor praktike, DAP, ka vlefshmëri 5 vjet dhe nuk lëshohet ose rinovohet pas moshës 70 vjeç. Dokumentacioni i nevojshëm: Dokument identifikimi; Fotokopje e noterizuar e dokumentit të përfundimit të arsimit të mesëm; Leja e drejtimit e vlefshme; Raporti mjeko-ligjor; Dëshminë e mëparshme nëse po kryen shtesë kategorie; Provimi kryhet të premten e fundit të çdo muaji. **Për qytetarët e Tiranës: Regjistrimi për herë të parë për Dëshminë Instruktor Praktike kryhet pranë Ish NShrak. Aplikimi për pajisjen me karton kryhet në Kashar. Rinovimi i DAP-it për Instruktor Praktike Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Instruktorët e Praktikës është me afat maksimal 5 vjeçar. Rinovimi bëhet për rastet kur mbaron afati, dëmtohet, humbet ose kur zotëruesi i saj ndryshon vendbanim. Për rinovimin e saj nevojiten dokumentet e mëposhtme: Dokument identifikimi; Dëshmia e Aftësisë Profesionale Mësues Praktike; Leja e drejtimit e vlefshme. **Për qytetarët e Tiranës: Aplikimi për rinovimin dhe duplikatin e dëshmisë për Instruktor Praktike kryhet në Kashar.
Rinovimi
Dokumentacioni i nevojshëmhttps://www.dpshtrr.al/leje-drejtimi/rinovim-i-lejes-se-drejtimit Për të rinovuar Lejen e Drejtimit, personi i interesuar duhet të paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin, me këto dokumente: Për shtetasit shqiptar:Kliko ketuhttps://autoshkollekoraqi.com/product/kursi-i-drejtimit-te-automjetit-b-kategori/ Dokument identifikimi; Certifikatë Mjekësore me fotografi, jo më të herëshme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për këtë aplikim; Leja e drejtimit që zotëron. Për shtetasit e huaj:https://autoshkollekoraqi.com/product/kursi-i-drejtimit-te-automjetit-b-kategori/ Për të rinovuar Lejen e Drejtimit, personi i interesuar duhet të paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin në (Lejen e Qendrimit ) me këto dokumenta: Fotokopja e Lejes së qëndrimit (jo me pak se një vit) e noterizuar; Pasaporta e përkthyer e noterizuar; Certifikatë Mjekësore me fotografi, jo më të herëshme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për këtë aplikim; Leja e drejtimit që zotëron. Afatet e vlefshmërisë së Lejeve të Drejtimit normale, sipas grup moshavehttps://sq.wikipedia.org/wiki/Leja_e_Drejtimit LEJE DREJTIMI NORMALE KATEGORIA E LEJES SE DREJTIMIT GRUP MOSHA VLEFSHMËRIA NE VITE KONTROLLI MJEKËSOR Afatet e vlefshmërisë së Lejeve të Drejtimit normale, sipas grup moshave LEJE DREJTIMI E POSAÇME B1, B 18 ≤ M ≤ Pa kufi 15 Po KATEGORIA E LEJES SE DREJTIMIT MOSHA MINIMALE DHE MAKSIMALE VLEFSHMËRIA NE VITE KONTROLLI MJEKËSOR A1, A2, B1, B 18 ≤ M ≤ 65 5 Po A1, A2, B1, B M > 65 3 Po
Këshilla nga Autoshkolla Koraqi
Mirësevini në blogun e Autoshkollës Koraqi! Në këtë artikull do t’ju japim udhezime per kushtet që duhet të plotësoj kursanti për t’u regjistruar në kursin për Kategorinë B. Kursantët tanë ndjekin 36 orë teori dhe 15 ditë praktikë, ku mësojnë gjithçka për drejtimin e sigurt. Për regjistrim, ju nevojitet Karta ID dhe Raporti Mjekësor dhe 2 Fotografi.Shiko përshkrimin rreth kursit që ne ofrojmë:Kliko Këtuhttps://autoshkollekoraqi.com/product/kursi-i-drejtimit-te-automjetit-b-kategori/ Regjistrimi i kandidatit për zhvillimin e kursit të teorise .Kushtet që duhet te plotësoj kandidati: Të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së leje drejtimit, siç përcaktohet në dispozitat e ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe lidhjen 1 të këtij udhëzimi, për moshën maksimale; Të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me leje drejtimi; Të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të leje drejtimit, që mundëson kalimin në kategorinë e leje drejtimit; Të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër; Të mos jetë në proces përgatitjeje praktike për asnjë kategori tjetër, përveç kategorisë “AM”, “A1”, “A2” dhe “A”; Të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve, si dhe të mos ketë leje drejtimi të hequr Regjistrimi i kandidatit për zhvillimin e kursit të praktikës .Kushtet që duhet te plotësoj kandidati: Të ketë teori të vlefshme ose të ketë dorëzuar dokumentet e nevojshme, sikurse përcaktohet në nenin 311, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 153, datë 7.4.2000, “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; Të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së leje drejtimit, siç përcaktohet në dispozitat e ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, për moshën maksimale; Të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me leje drejtimi; Të jetë i pajisur me leje drejtimin e duhur që mundëson kalimin në kategorinë e leje drejtimit, që kërkohet; Të mos jetë në proces përgatitje praktike për kategori tjetër; Të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve, si dhe të mos ketë leje drejtimi të hequr.