TESTIMI TEORIK

Provimi i teorisë

Provimi i teorisë është i informatizuar.

  • Numri i pyetjeve – 40;
  • Numri i gabimeve të lejuara – 4;
  • Koha maksimale – 40 minuta.

Kandidati që ka kryer programin e plotë të përgatitjes teorike për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, paraqitet pranë komisionit të testimit në DRSHTRR ku është e regjistruar autoshkolla me dokumentet:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • “LEJE”-n, që vërteton kryerjen e kursit të njohurive teorike;
  • Dëshminë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose fotokopjen e saj të nënshkruar nga sektori përkatës i DRSHTRR-së, pasi verifikohet me orgjinalin. Kjo dëshmi kërkohet vetëm në rastet e pajisjes me leje drejtimi për herë të parë .Kliko ketu

Shënim: Përjashtohen nga kryerja e kursit të trajnimit për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti rrugor të gjithë personat që kanë kryer studimet e larta në degët mjekësi apo infermieri. Në këto raste kërkohet fotokopje e diplomës e nënshkruar nga urdhri përkatës (urdhri i mjekut dhe urdhri i infermierit).

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara sipas nenit 306 të VKM-së nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, në provimin e teorisë, kanë të drejtë të marrin një interpretues të gjuhës së shenjave shqipe, të certifikuar nga autoriteti përkatës.

Provimi i teorisë zhvillohet me aparat komunikimi audio për personat që kanë kufizime në leximin e gjuhës së shkruar.

 

Previous Post
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

Magic Moments Early Learning

Received overcame oh sensible so at an. Formed do change merely.

BLOG

  • All Posts
  • Adventures
  • Creations
  • Learning
  • Patente kategoria B
  • Storybook

KONTAKTE

AUTOSHKOLLE KORAQI ME NIPT K51502038M

Edit Template

MË SHUMË SE 45 VJET NË SEKTORIN E AUTOSHKOLLAVE

KORAQI SHPK 

NIPT : K51502038M

RRETH AUTOSHKOLLES KORAQI

Na kontaktoni

© 2026  të gjitha të drejtat e rezervuara