Konvertimi i Lejes së Drejtimit Shqiptare në Leje Drejtimi të Huaj
Mbajtësit e Lejeve të Drejtimit shqiptare, të cilët kanë marrë lejen e qëndrimit në vendet me të cilat janë lidhur marrëveshje konvertimi si Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi, Itali, Gjermani, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kroaci mund të pajisen me Leje Drejtimi të së njëjtës kategori në keto shtete, për të cilën është e vlefshme Leja e tyre e Drejtimit.
Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Transportit në shtetin ku jetojnë, duke prezantuar fillimisht Lejen e Drejtimit shqiptare si dhe rezidencën përkatëse në vendet e lartpërmendura dhe të kërkojnë konvertim të Lejes së Drejtimit shqiptare në Leje Drejtimi të atij shteti. Nëse nga ana e autoriteteve të huaja do të kërkohet vërtetim mbi disa elementë të Lejes së Drejtimit, marrëveshjet e konvertimit njohin mundësinë e komunikimit zyrtar me email ndërmjet Drejtorive përkatëse të dy vendeve.
Konvertimi i Lejes së Drejtimit të huaj në Leje Drejtimi Shqiptare
Mbajtësit e Lejeve të Drejtimit, të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve që kemi marrëveshje në fushën e konvertimit të Lejeve të Drejtimit, të cilët janë rezident në Republikën e Shqipërisë dhe zotërojnë nje Leje Drejtimi të vlefshme marrë në këto vende, mund ta konvertojnë në Leje Drejtimi shqiptare, me të njejtat kategori, (përjashtohen lejet e dretimit të përkohëshme).
Dokumentat që nevojiten:
- Leja e drejtimit e huaj brenda afatit të vlefshmërisë, (fotokopjo e përkthyer e noterizuar).
- Pasaporta e përkthyer e noterizuar.
- Fotokopje e Lejes së qëndrimit (jo me pak se një vit) e noterizuar.
- Cerifikatë Mjekësore me fotografi, jo më të herëshme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për këtë aplikim.
Republika e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjelltë dhe konvertimin e Lejeve të Drejtimit (të cilat janë në fuqi) me shtetet më poshtë:
- Italinë;
- Gjermaninë
- Maqedoninë e Veriut (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
- Kroacinë
- Malin e Zi (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
- Kosovën (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
- Greqinë;
- Arabinë Saudite;
- Emiratet e Bashkuara Arabe.
- Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet që janë palë e Konventës së Vienës, “Mbi qarkullimin rrugor”, kur janë të pajisur me Leje Drejtimi ndërkombëtare të vlefshme, të shoqëruar me Lejen e Drejtimit kombëtare të vlefshme.
Për informacione më të detajuara mbi shtetet të cilat janë palë e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor”
*Për informacione më të detajuara mbi dokumentet e nevojshme për drejtim mjeti, që duhet të shoqërojnë Lejen e Drejtimit kombëtare kur udhëtoni në shtete të huaja, të cilat nuk aderojnë në Konventën e Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor”, është i nevojshëm konsultimi me faqen zyrtare të shtetit që do të vizitoni, apo me përfaqësinë diplomatike të atij shteti të vendosur në Republikën e Shqipërisë. Kliko ketuhttps://www.dpshtrr.al/leje-drejtimi/konvertimi-i-lejes-se-drejtimit-leja-e-drejtimit-nderkombetare - https://autoshkollekoraqi.com/
