Leje Drejtimi Ndërkombëtare

Leje Drejtimi Ndërkombëtarehttps://www.dpshtrr.al/leje-drejtimi/konvertimi-i-lejes-se-drejtimit-leja-e-drejtimit-nderkombetare

Personi i interesuar për t’u pajisur me Leje Drejtimi ndërkombëtare paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale dhe dorëzon këto dokumente:

  • Lejen e Drejtimit kombëtare;
  • Dokument identifikimi;
    Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e specialistit te aplikimit (Letërnjoftim ID për shtetasit shqiptar. Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar e Leje Qëndrimit (dokumentacioni origjinal vetëm për verifikim)
  • 1 fotografi.

Afati i vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit ndërkombëtare është 3 vjet. Megjithatë, nëse në kohën e lëshimit, Leja e Drejtimit kombëtare ka periudhën e mbetur të vlefshmërisë prej më pak se 3 vjetësh, Leja e Drejtimit ndërkombëtare do të ketë afat vlefshmërie që përkon me atë të Lejes së Drejtimit kombëtare.
Tarifa për këtë shërbim është 1,000 Lekë.
Leja e Drejtimit ndërkombëtare mund të tërhiqet për 10-15 minuta nga moment i aplikimit në sportel.
Mbajtësi i Lejes së Drejtimit kombëtare të vlefshme, për t’u pajisur me Leje Drejtimi ndërkombëtare, mund të aplikojë pranë çdo Drejtorie Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pavarësisht vendbanimit. Në Tiranë, aplikimi mund të bëhet pranë zyrave të DRSHTRR Tiranë në Kashar dhe pranë ish NSHRAK.

Kujdes!
Leje Drejtimi ndërkombëtare:

  1. Nuk është e vlefshme për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  2. Është e vlefshme në territoret e çdo vendi pjesë e Konventës së Vjenës (kategoritë e mjeteve të cilat mund të drejtohen, shënohen në Lejen e Drejtimit).
  3. Nuk e përjashton në asnjë mënyrë mbajtësin e saj nga detyrimi për të përmbushur në shtetin ku qarkullon, ligjet dhe rregullat e qarkullimit. Në veçanti, leja pushon së qenuri e vlefshme në një shtet nëse mbajtësi i saj vendos vendbanimin e tij të zakonshëm atje.

*Për informacione më  të detajuara mbi dokumentet e nevojshme për drejtim mjeti që duhet të shoqërojnë Leje Drejtimin kombëtare kur udhëtoni në shtete të huaja të cilat nuk aderojnë në Konventën e Vjenës “Mbi  qarkullimin rrugor” është i nevojshëm konsultimi me faqen zyrtare të shtetit që do të vizitoni apo me përfaqësinë diplomatike të atij shteti të vendosur në Republikën e Shqipërisë.https://autoshkollekoraqi.com/

Previous Post
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

Magic Moments Early Learning

Received overcame oh sensible so at an. Formed do change merely.

BLOG

  • All Posts
  • Adventures
  • Creations
  • Learning
  • Patente kategoria B
  • Storybook

KONTAKTE

AUTOSHKOLLE KORAQI ME NIPT K51502038M

Edit Template

MË SHUMË SE 45 VJET NË SEKTORIN E AUTOSHKOLLAVE

KORAQI SHPK 

NIPT : K51502038M

RRETH AUTOSHKOLLES KORAQI

Na kontaktoni

© 2026  të gjitha të drejtat e rezervuara