Prova e praktikës
Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet në DRSHTRR pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:
- Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
- “AUTORIZIM” i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.
Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes është 25 minuta;
Koha e përmendur nuk përfshin kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.
Për leje drejtimi të kategorive “A1”, “A2”, “B1”, “B”, do të kryhen prova praktike sipas autorizimit përkatës “A1”, “A2”, “B1”, “B”) dhe lidhjes 4 të Udhëzimit të MIE-së nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.
Instruktori i praktikës duhet të jetë prezent në mjet gjatë ushtrimit të provave të praktikës, përveç mjeteve të kategorisë “AM”, “A1”, “A2” dhe “A”.
Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.Kliko ketu
Dokumentacioni dhe prova e praktikës për kategorinë B me kodin 96 është e njëjtë me kategorinë BE
