Leje drejtimi Kategoria B dhe B1

Leje drejtimi Kategoria B

kliko ketu

  • Automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse.Përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg.
  • Makinat  bujqësore;
  • Makinat teknologjike;
  • Lejedrejtimi e kategorisë B është e vlefshme në territorin kombëtar. Për të drejtuar mjete rrugore me tri rrota (simetrike ndaj aksit gjatësor), me fuqi më të madhe se 15 kW.Si dhe motomjetet e kategorisë A1.Me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë, të paktën, 21 vjeç.

    Kufizime:

    Mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në dy vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike. Referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 kw/tonë. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 kw/tonë, duke përfshirë peshën e baterisë.

    Kjo pikë zbatohet vetëm për lejet e drejtimit që lëshohen pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 21/2023, datë 16.03.2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (hyrë në fuqi më datë 21.04.2023).

Leje drejtimi B .Me kodin 96  kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje që i kalon 750 kg.Kur masa maksimale e autorizuar e një kombinimi të tillë është sidoqoftë më i vogël se 4250 kg.

Leje drejtimi Kategoria  B1

  • Motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata të kategorisë AM, masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7).Përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrikë, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15kw;
  • Mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor (kategoria L5).Për më tepër kliko këtuhttps://www.dpshtrr.al/leje-drejtimi/mjetet-qe-mund-te-drejtohen-sipas-kategorise-se-lejes-se-drejtimit
Previous Post
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

Magic Moments Early Learning

Received overcame oh sensible so at an. Formed do change merely.

BLOG

  • All Posts
  • Adventures
  • Creations
  • Learning
  • Patente kategoria B
  • Storybook

KONTAKTE

AUTOSHKOLLE KORAQI ME NIPT K51502038M

Edit Template

MË SHUMË SE 45 VJET NË SEKTORIN E AUTOSHKOLLAVE

KORAQI SHPK 

NIPT : K51502038M

RRETH AUTOSHKOLLES KORAQI

Na kontaktoni

© 2026  të gjitha të drejtat e rezervuara